Sulmuesi i Leverkusenit, Patrik Schick, karrierën mund ta vazhdojë në Premier League. Mediat e huaja raportojnë se tri klube të mëdha angleze kanë shfaqur interesim për futbollistin çek.
Pas Tottenhamit dhe West Hamit, në garë për Schickun ka hyrë edhe Manchester City. Bëhet e ditur se City është në kërkim të një qendërsulmuesi në janar, pasi po i mungon një tillë që nga largimi i Sergio Agueros.
Përveç Schickut, City i ka në listë edhe Harry Kanen e Tottenhamit dhe Erling Haalandin e Dortmundit. Patrik Schicku ka shënuar 16 gola në 14 paraqitje në Bundesligë këtë sezon me Leverkusenin.