Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami favorit për Schickun

West Ham Unitedi po shihet favorit për transferimin e sulmuesit çek Partick Schick që këtë sezon ka treguar paraqitje të mira te Bayer Leverkuseni.

Mediumet angleze kanë bërë të ditur se ekipi nga Londra është i gatshëm t’i paguajë Leverkusenit dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh për transferimin e Schickut gjatë afatit kalimtar të janarit. West Hami është në kërkim të një sulmuesi dhe Schick po shihet si përforcim i madh.

25-vjeçari ka shënuar 16 gola në 14 paraqitje në Bundesligë me fanellën e Leverkusenit. Ai te Leverkuseni u transferua vitin e shkuar nga Roma për 26.5 milionë euro dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm