Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça e ka opsion të dytë Schickun e Leverkusenit

Barcelona po planifikon që në verë ta transferojë një qendërsulmues.

I pari në listën e dëshirave të klubit nga Katalonja është Erling Haalandi i Dortmundit.

Por, në rast se dështon blerja e Haalandit për të cilin janë të interesuara edhe disa klube të mëdha, Barça e ka opsioni sulmuesin e Leverkusenit, Patrik Schick.

Sulmuesi çek po kalon formë fantastike me skuadrën gjermane ku ka shënuar 20 gola këtë sezon në 24 ndeshje.

Schicku 26-vjeçar, ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2025. Vlerësohet rreth 40 milionë euro.