Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni nuk e shet Schickun

Bayer Leverkuseni nuk e ka në shitje Patrick Schikun, raportoi të enjten “Daily Mail”.

Leverkuseni është gati të shmangë çdo ofertë për sulmuesin çek. Interesim së fundi ka shprehur Arsenali.

Për Schickun ka interesim edhe nga skuadra tjetër angleze, Tottenham.

26-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Edicionin aktual, në 20 paraqitje në Bundesligë ka shënuar 20 gola dhe ka kontribuar me tri asistime.

Artikuj të ngjashëm