Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Treshja sulmuese e Shkëndijës në “Top 30” më efikase në botë

Falë koeficientit të ulët të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, futbollistët e saj nuk mund të bëjnë pjesë në garën për të marrë çmimet e futbollit evropian.

Duke shikuar statistikat e kampionateve të përfunduara apo dhe të atyre që ende janë duke u zhvilluar, treshja sulmuese e Shkëndijës së Tetovës, Hasani, Ibraimi dhe Zhunior, sipas transfermarkt, këta janë golashënuesit e 30 më të mirë në botë, raporton Alsat-M.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo treshe në total në 18 ndeshjes e sezonit vjeshtor kanë shënuar 35 gola. Ashtu që këto të dhëna statistikore i bëjnë edhe më të mirë se treshja e Olimpique Lyon, Diaz, Fiker dhe Depay, por edhe të treshes së PSG-së, Cavani, Neymar dhe Mbappe.

Këto dyshe sulmuese në kampionatin francez (Ligue 1) kanë shënuar nga 31 gola, me atë që Hasani dhe Cavani kanë shënuar nga 17 gola. Uruguajani këto gola i ka shënuar në 16 ndeshje të kampionatit francez.

Treshja sulmuese e PSG-së, në renditjen botërore mban pozitën e 51-të, por kur shikohen pesë ligat më cilësore në kontinentin e vjetër këta janë të renditur në pozitën e dytë edhe atë pas atyre të Olimpique Lyon.

Treshja më e mirë sulmuese në botë për vitin 2017 me 35 gola të shënuar është ajo e skuadrës Buriram United nga Tailanda. Koelho, Diogo dhe Sarah. Këta në 28 ndeshjet e kampionatit të tyre kanë shënuar 67 gola.