Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vetëm Kane e Mbappe më të mirë se Shaqiri

Xherdan Shaqiri

Qëkur u kthye te Baseli, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer me gola e asistime. Në ligat më të forta evropiane, vetëm dy yje të futbollit janë paraqitur më mirë se ai në dy edicionet e fundit.

Në mesin e gushtit të vitit 2024, Baseli njoftoi për kthimin e Shaqirit, 12 vjet pas kalimit të tij te Bayern Munichu.

Fituesi i dy Ligave të Kampionëve dhe futbollisti me 125 paraqitje për Zvicrën, i realizoi 18 gola dhe pati 21 asistime në edicionin e kaluar kur Baseli e fitoi titullin e parë në tetë vjet. Baseli e fitoi edhe Kupën e Zvicrës, falë paraqitjeve të shkëlqyera të 34-vjeçarit.

Edhe pse në këtë edicion Baseli nuk ka paraqitje të mira, mediumi “Nau.ch” ka shkruar se nuk është faji i Shaqirit. Në 23 ndeshje të ligës, Shaqiri ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Më mirë se 34-vjeçari në top-pesë ligat evropiane janë Harry Kane dhe Kylian Mbappe.

Edhe Shaqiri kthen kujtimet pozitive para ndeshjes me Barçën Futboll Shaqiri kthen kujtimet pozitive para ndeshjes me Barçën

Përderisa Shaqiri në dy vjetët e fundit ka pasur përfshirje në 59 gola, aq sa ka pasur edhe Mohamed Salah, Mbappe ka qenë i përfshirë në 61 gola, ndërsa Kane në 63 gola.

Baseli në këtë fundjavë luan të dielën ndaj Luganos.