Mediumi “Kicker” të shtunën ka shpalosur statistikat mbresëlënëse të Xherdan Shaqirit në vitin kalendarik 2025.
Ka shkruar për vitin impresiv që Shaqiri e pati me Baselin, ku kapiteni kontribuoi shumë në triumfin e Baselit në titull dhe në Kupën e Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo34-vjeçari e mbylli sezonin me kontribut prej 49 golave. I shënoi 25, derisa asistoi në 24 të tjerë.
Me kontributin e 49 golave në vitin 2025, Shaqiri është i dyti në listën e kontribuuesve më të mëdhenj brenda një viti kalendarik, prej vitit 2009.
Para Shaqirit është legjenda e futbollit zviceran, Alex Frei. Frei i kishte shënuar 32 gola dhe kishte asistuar në 20 të tjerë për dy skuadra. Ai në atë vit kishte luajtur për Borussia Dortmundin dhe Baselin.
