Baseli nuk mund të krenohet me rezultatet e këtij edicioni. Por te Baseli mund të krenohen që në radhët e tyre kanë një lojtar që zë vend në pesëshen e “lojtarëve më vendimtar”. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin.
Me një total prej 38 pikësh, kapiteni i Baselit zë vendin e pestë në botë për gola dhe asistime gjatë 365 ditëve të fundit.
Renditja është publikuar të enjten nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES).
CIES ka marrë për bazë golat dhe asistimet në 67 ligat më të forta të botës.
Shaqiri vendoset përkrah yjeve botërorë të futbollit.
Linel Messi kryeson bindshëm me 59 pikë. Pason Harry Kane me 42 pikë, ndërsa nga 41 pikë në vendet tre dhe katër janë Andres Dreyer dhe Kylian Mbappe.
Edhe
Shaqiri, lojtari më efikas i Superligës së Zvicrës
Shaqiri është i pesti me 38 pikë.
Ish-futbollisti i Zvicrës ka kaluar disa nga emrat e mëdhenj. Ai është para Cristiano Ronaldos dhe Erlind Haalandit që kanë nga 31 pikë.