Kur bëhet fjalë për krijimin e mundësive për gol, Xherdan Shaqiri, është ndër dhjetë futbollistët më të mirë në top-ligat e futbollit. Kjo sipas statistikave të llogaritura dhe publikuara nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), shkruan “Blick” të enjten.
Në indeksin “Krijimi i Rasteve” merren në konsideratë faktorë të ndryshëm. Faktori kyç është numri i pasimeve që çojnë në gjuajtjet në portë. Pasimet pas të cilave maksimumi një mbrojtës kundërshtar është më afër portës sesa topi, përfshihen po ashtu në llogaritje. Lojtari me statistikat më të mira gjatë gjashtë muajve të fundit ka 100 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlogaritja tingëllon paksa teknike, por duhet t’i pëlqejnë Shaqirit dhe Baselit. Ai është në vend të mirë.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është në vendin e parë me 100 pikë, ndërsa Mohamed Salah i Liverpoolit, Kevin De Bruyne i Napolit, janë po ashtu zënë vend në krye të renditjes.
91.5 pikët e Shaqirit janë të mjaftueshme për vendin e dhjetë.