Futboll

Nëntë lojtarë të PSG-së në listën për “Topin e Artë”

Topi i Arte

Nëntë lojtarë të Paris Saint-Germainit, skuadrës që e fitoi tripletën në edicionin e kaluar, janë nominuar për çmimin “Topi i Artë” që jepet këtë vit. 

Kështu ka njoftuar revista “France Football” të enjten. 

Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Desire Doue, Achraf Hakimi, Khvicha Kvaratskhelia, Nuno Mendes, Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Vitinha, janë në listën e 30 futbollistëve të nominuar për çmimin prestigjioz. 

Dembele i realizoi 35 gola dhe pati 16 asistime në të gjitha garat, në edicionin kur PSG-ja e fitoi titullin në kampionatin elitar të Francës, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve. PSG-ja ishte nënkampione e Botërorit të klubeve, pas finales së humbur thellë nga Chelsea. 

Të nominuar tjerë janë edhe Raphinha i Barcelonës që pati 34 gola e 25 asistime e Mohamed Salah me 34 gola e 23 asistime. Sulmuesi i Egjiptit u shpall edhe lojtari më i mirë i edicionit në Premier League. Në listë është edhe sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, që realizoi 34 gola e pesë asistime, shkruan “Reuters” të enjten. 

Lojtari më i vlefshëm i kampionatit italian Serie A për edicionin e kaluar, Scott McTominay, është nominuar po ashtu. Mesfushori i Napolit bëhet skocezi i parë në 38 vjet që hyn në listën e ngushtë të të nominuarve për çmimin e “Topit të Artë”. 

Lamine Yamal i Barcelonës, i cili realizoi 18 gola e 25 asistime, zuri vend në listë po ashtu. 18-vjeçari, që luan në krahun e djathtë të sulmit, është i nominuar edhe për çmimin “Kopa Trophy”, ku zënë vend lojtarët më të mirë të vitit nën moshën 21-vjeçare. Ai këtë çmim e fitoi në vitin e kaluar. 

Pesë lojtare angleze janë nominuar për “Topin e Artë”, pas triumfit në Kampionatin Evropian. 
Hannah Hampton, Lucy Bronze, Alessia Russo, Chloe Kelly dhe Leah Williamson janë futbollistet angleze për “Topin e Artë”, ndërsa është nominuar edhe Marta, e cila u kthye nga pensionimi dhe ndihmoi Brazilin ta fitojë Kupën e Amerikës në moshën 39-vjeçare. 

Përkrah Luis Enriques dhe Enzo Marescas, që e fitoi Kupën e Botës për Klube me Chelsean, në listën e trajnerit të vitit është edhe Arne Slot, trajneri holandez i Liverpoolit që e fitoi titullin në Premier League në edicionin e parë. 

Për çmimin e trajneres më të mirë të vitit janë Sonia Bompastor, e cila e fitoi tripletën me Chelsean, Reene Slegers, fituese e Ligës së Kampionëve me Arsenalin, dhe Sarina Wiegman, fituese e Kampionatit Evropian me Anglinë.


Lista e futbollistëve të nominuar për “Topin e Artë”

Jude Bellingham, Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Desire Doue, Denzel Dumfries, Serhou Guirassy, Viktor Gyokeres, Erling Haaland, Achraf Hakimi, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia, Robert Lewandowski, Alexis Mac Allister, Lautaro Martinez, Kylian Mbappe, Scott McTominay, Nuno Mendes, Joao Neves, Michael Olise, Cole Palmer, Pedri, Raphinha, Declan Rice, Fabian Ruiz, Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Vinicius Jr, Vitinha, Florian Wirtz, Lamine Yamal


Lista e futbollisteve të nominuara për “Topin e Artë”

Sandy Baltimore, Barbra Banda, Aitana Bonmati, Lucy Bronze, Klara Buehl, Mariona Caldentey, Sofia Cantore, Steph Catley, Temwa Chawinga, Melchie Dumornay, Emily Fox, Cristiana Girelli, Esther Gonzalez, Caroline Graham Hansen, Hannah Hampton, Pernille Harder, Patri Guijarro, Amanda Gutierres, Lindsey Heaps, Chloe Kelly, Frida Leonhardsen-Maanum, Marta, Clara Mateo, Ewa Pajor, Claudia Pina, Alexia Putellas, Alessia Russo, Johanna Rytting Kaneryd, Caroline Weir, Leah Williamson


Nominimet për çmimet tjera

Trajneri i vitit: Antonio Conte, Luis Enrique, Hansi Flick, Enzo Maresca, Arne Slot

Trajnerja e vitit: Sonia Bompastor, Arthur Elias, Justine Madugu, Renee Slegers, Sarina Wiegman

Klubi më i mirë i vitit: Barcelona, Botafogo, Chelsea, Liverpool, Paris St Germain

Klubi më i mirë i vitit te futbollistet: Arsenal, Barcelona, Chelsea, OL Lyonnes, Orlando Pride

Trofeu “Yashin” te portierët: Alisson Becker, Yassine Bounou, Lucas Chevalier, Thibaut Courtois, Gianluigi Donnarumma, Emi Martinez, Jan Oblak, David Raya, Matz Sels, Yann Sommer

Trofeu “Yashin” te portieret: Ann-Katrin Berger, Cata Coll, Hannah Hampton, Chiamaka Nnadozie, Daphne van Domselaar

Trofeu “Kopa”: Ayyoub Bouaddi, Pau Cubarsi, Desire Doue, Estevao, Dean Huijsen, Myles Lewis-Skelly, Rodrigo Mora, Joao Neves, Lamine Yamal, Kenan Yildiz

Trofeu “Kopa” te futbollistet: Michelle Agyemang, Linda Caicedo, Wieke Kaptein, Vicky Lopez, Claudia Martinez Ovando