Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça kalon në gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në Hendboll

Të enjten është caktuar edhe skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në hendboll.

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e ka mposhtur Dritën e Gjilanit me rezultat 30:22. Pas pjesë së parë epërsia e vendasve ishte tri gola, 11:8.

Shabani ishte më efikasi tek Trepça me 9 gola, kurse për Dritën 7 gola i shënoi Sllamniku.

Ndeshjet tjera çerekfinale në të dy konkurrencat janë luajtur të martën e të mërkurën.

Te hendbollistët në gjysmëfinale do të luajnë Besa Famgas, Kastrioti, Prishtina e Trepça.

Në konkurrencën e femrave, në gjysmëfinale do të paraqiten Shqiponja, Istogu, Vushtrria e Prishtina./KosovaPress