Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa Famgas kalon në finale, takohet me Prishtinën

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas është kualifikuar edhe në finalen e Kupës së Kosovës.

Të premten pasdite, hendbollistët e Besës triumfuan ndaj Trepçës (34:21) në duelin e luajtur në Istogut.

Skuadra pejane gjatë tërë takimit ishte dominonte pasi pjesën e parë e mbylli me tetë gola epërsi (18:10).

Egzon Gjuka me dhjetë gola e Arbios Mushkolaj me tetë sosh të shënuar, ishin më efikasit te Besa. Ndërsa, te Trepça u veçuan Fitim Klinaku (9) e Sali Maxhera (4).

Në finalen e meshkujve që do të luhet të shtunën, Besa Famgas do të përballet me skuadrën e Prishtinës.