Besa Famgas ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Skuadra pejane të shtunën mbrëma në Istog e ka fituar Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll. Besa Famgas në finale e mposhti Prishtinën me rezultatin 38:29.
Finalja ishte e fortë dhe interesante, ndërsa Besa ka shfaqur më shumë. Prishtina është mbajtur në lojë, por pejanët gradualisht janë shkëputur në rezultat dhe kanë arritur te fitorja e thellë.
Besa ka fituar më herët edhe titullin e kampionit dhe përmbyll edhe një edicion tjetër me dy trofe të fituar.
Te Besa Famgas lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall spanjolli Victor Alonso. Ai ndeshjen e mbylli me 8 gola. 8 gola i shënoi edhe Egzon Gjuka, ndërsa kapiteni Nikolla Prce e mbylli ndeshjen me 7 gola.
Te Prishtina lojtari i ndeshjes ishte portieri Armir Agushi. Ndërsa lojtari më i mirë i Final4 ishte Deniz Terziqi. Ai finalen e mbylli me 13 gola.
Kapitenit të Besa Famgas, Nikolla Prce, trofeun ia dorëzoj zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.