Besa Famgasi e ka mposhtur Kastriotin të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë me rezultatin e ngushtë 31:29.
Besa tashmë e ka barazuar në 1:1 serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Gjysmëfinalen e parë e fitoi Kastrioti me rezultatin 38:37.
Në finale do të kalojë skuadra që e fiton ndeshjen e tretë, që luhet në Ferizaj.
Tashmë finalen e ka siguruar Rahoveci.
Më i dalluari te Besa ishte Olsi Mulaj me tetë gola. Nga gjashtë gola i realizuan Balsha Çejoviq e Amar Muqolli, ndërsa pesë gola i kishte Vladimir Stankoviq.
Yassine Henahen i shënoi dhjetë gola te Kastrioti, kurse nëntë gola i kishte Deniz Terziqi.
Besa pikërisht nga Kastrioti u mposht në finale të Kupës së Kosovës në hendboll.