Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça fiton me rezultat të thellë derbin ndaj Prishtinës

KB Trepça ka shënuar fitore bindëse në derbin ndaj Sigal Prishtinës të shtunën në palestrën “Minatori”.

Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë u ka takuar mitrovicasve të cilët fituan me rezultatin 94:72.

Vendasit ishin në epërsi në këtë ndeshje gjatë gjithë takim. Madje në pushim “xehetarët” shkuan me 10 pikë dallim 47:37.

Edhe në dy periudhat e fundit vendasit menaxhuan mirë epërsinë e krijuar për të shënuar fitore 94:72.

Lojtari më i dalluar në fitoren e Trepçës ishte Drilon Hajrizi me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Edhe Trepça e fiton derbin dramatik ndaj Prishtinës Basketboll Trepça e fiton derbin dramatik ndaj Prishtinës

Kontribut në fitoren e mitrovicasve dha edhe Cockfield Jr me 22 pikë e katër asistime.

Te Prishtina u dallua Wendell Mitchell me 14 pikë e katër kërcime.