Trepça ka fituar derbin e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll. “Xehetarët” kanë mposhtur Pejën me rezultatin 96:81.
Të dielën në palestrën “Minatori”, mitrovicasit e dominuan takimin. Trepçës nuk iu rrezikua në asnjë momente fitorja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje “xehetarët” kanë fituar të katër periudhat në këtë takim.
Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Amin Hot me 18 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime. U ndihmua nga Drilon Hajrizi me 21 pikë e shtatë kërcime.
Te Peja u veçua Tyrone White me 35 pikë e gjashtë kërcime. Pejës i munguan tre lojtarë të rëndësishëm.