Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça dënohet me zhvillimin e tri ndeshjeve pa shikues

Klubi i basketbollit Trepça është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve si vendase pa praninë e shikuesve. Klubi mitrovicas është dënuar për shkak të problemeve të shumta në ndeshjen ndaj Pejës, të luajtur në fundjavë.

Trepça po ashtu është gjobitur me 2100 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot morëm vendimin e FBK-së për dënimin e klubit tonë me zhvillimin e tri ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 2100 euro. Nuk është hera e parë që duhet të paguajmë çmim të lartë për veprimet e pamatura të një grupi shikuesish, që besojmë se nuk është grup i madh. Andaj apelojmë te të gjithë përkrahësit tanë, e që janë vërtetë shumë, që të kenë kujdes të shtuar. Si klub po dëmtohemi seriozisht si në aspektin financiar ashtu edhe për imazhin që me aq mund po e ndërtojmë”, thuhet në një komunikatë të klubit mitrovicas.