“Pacarada” shkruan në fanellën e mbrojtësit kosovar të Koelnit, Leart Paqarada. Me mbiemrin “Pacarada”, Learti është paraqitur edhe në sajtin zyrtar të klubit të Bundesligës gjermane.
“Pacarada” është mbiemri i tretë i 28-vjeçarit në tri klubet e ndryshme në Gjermani. Kjo ka shërbyer që mediumi gjerman “Express” t’i kushtojë një shkrim mënyrës se si paraqitet reprezentuesi i Kosovës.
Paqarada do ta mbajë te Koelni fanellën me numër 17. Dhe mbi numër është vendosur mbiemri “Pacarada”, ndryshe nga mbiemri që ishte shkruar në fanellën e Sandhausenit dhe të St. Paulit.

Learti luajti te Sandhauseni prej vitit 2014 e deri në vitin 2020. Dhe mbiemri në fanellë i është shkruar “Paqarada”.
Te St. Pauli, majtaku ishte prej vitit 2020 deri në verën e këtij viti. Te kjo skuadër në fanellë e kishte të shkruar “Paçarada”. Te Koelni e ka “Pacarada”. Tri versione të ngjashme, por megjithatë me ndryshime.
Edhe
Leart Paçarada tregon planet me Heidenheimin dhe Kosovën
Sipas gazetës gjermane, Koelni nuk e shfrytëzon shkronjën “ç” dhe për këtë është vendosur për “Pacarada”.
“Pavarësisht mbiemrit që do ta ketë në fanellë, pasardhësi i ish-kapitenit Jonas Hector, ende duhet të bindë tifozët e Kolenit”, ka shkruar gazeta gjermane.
Leart Paqarada ka 28 ndeshje e një gol për Kosovën. Në përfaqësuese është kthyer muaj më parë, pasi ishte larguar gjatë kohës së Bernard Challandesit. Më herët ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë dhe të Gjermanisë.
Me Koelnin, Paqarada ka firmosur për tre vjet. Ai për herë të parë do të luajë në Bundesligë. I ka 247 ndeshje në Bundesliga 2, gjatë të cilave ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 42 asistime.
Edhe
Paqarada ka këputur ligamentin e gjurit
Më 19 korrik, Koelni e luan ndeshjen e parë të edicionit të ri. Takohet në udhëtim me Dortmundin.
Paqarada është paraqitur në dy miqësoret e fundit, ndërsa po mundohet të shfaqë më të mirën për të siguruar vend në përbërjen bazë të Koelnit.