Sport

Tre gjyqtarët nga Kosova, në arenën ndërkombëtare

Gjyqtarët kosovarë, Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni janë treshja që tash e tutje do të jenë bartës të thirrjes, gjyqtarë të FIBA-s.

Mehmeti, Mumini dhe Maxhuni, që të tre gjyqtarë të Superligës së Kosovës dhe vijues të shumë klinikave e seminareve ndërkombëtare të FIBA-s, titujt si gjyqtarë të FIBA-s i fituan në kampin për licencim të gjyqtarëve të rinj ndërkombëtarë, që u mbajt në Zagreb, javën e kaluar.

Maxhuni thotë se arritja deri te licensimi i FIBA-s, nuk ka qenë fare i lehtë, raporton KTV.

I lumtur me këtë sukses është shprehur edhe Xhelal Mumini.

Treshja kosovare pritet që gjatë muajit tetor, të gjykojë ndeshje ndërkombëtare.

Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni bëhen kosovarët e parë që e marrin licencën e FIBA-s, pas Mithat Belegut, i cili thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtar e kishte fituar më 1978