Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me kërkesë të Ligës Ballkanike ka nominuar gjashtë gjyqtarë për edicionin e ri 2019-2020.
Nga gjashtë gjyqtarët e nominuar, katër janë me licencë të FIBA-s dhe dy gjyqtarë potencial për t’u licencuar nga FIBA, transmeton kp.
Gjyqtarët e nominuar nga FBK-ja janë: Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni, Elion Obërtinca, Xhelal Mumini, Elldin Uglari dhe Ngadhënjim Shabani.
Ky është edicioni i tretë që gjyqtarët e Kosovës gjykojnë në këtë ligë.
Federata e Basketbollit e Kosovës ju uron sukses gjyqtarëve në edicionin e ri, që fillon më 22 tetor, derisa pjesë e BIBL për edicionin e ri do të jenë edhe Rahoveci dhe Peja.
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja heq shortin për gjyqtarët, disa klube nuk komentojnë vendimin
-
Gjyqtarët kosovarë drejtojnë ndeshje evropiane, por jo edhe ndeshjet vendimtare për titull në vend
-
Arbitri Jokiq, e “përbashkëta” e ndeshjeve të Prishtinës e Pejës në Ligën Ballkanike
-
Pas Prishtinës, edhe Peja në ligën shumë të dyshimtë për kurdisje
-
Tjetër fitore e Prishtinës në ligën që FBK-ja nuk e paraqet fare