Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trashi: Nuk guxojmë të kemi eufori

Lorenc Trashi ka pasur ndeshje të mirë në fitoren 2:0 të Ballkanit ndaj Ludogoretsit. Trashi iu bashkua ekipit suharekas në janar dhe ka pasur vështirësi në fillim.

“Kur kam ardhur në janar kam pasur vështirësitë e mia. Kam ardhur me shumë dëshirë duke e ndjekur ekipin në Ligën e Konferencës. Fillimi ishte shumë i vështirë, pasi jam aktivizuar në vetëm dhjetë ndeshjet e fundit. Por ia kam dalë mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Kur kam ardhur kam folur me presidentin dhe objektivat e tij nuk ishin vetëm kampionati. Kam ardhur me synime të qarta, që të kemi paraqitje dinjitoze edhe në Evropë. Dua t’i falënderoj të gjithë. Sonte kemi bërë punë të mirë ndonëse kemi pasur përballë një ekip shumë të fortë”, ka thënë Trashi.

“Mendimi im është që Kosova duhet të ndryshojë mentalitetin se si përfaqësohemi në garat evropiane. Nuk guxojmë të shkojmë inferiorë. Hapat janë shumë të mirë. Shpresoj që jo vetëm Ballkani por edhe ekipet tjera të paraqiten mirë. Ludogoretsi ka shkuar në grupet në Champions. Është ekip i madh dhe na vuri në vështirësi në fund. Për ndeshjen e kthimit nuk duhet të kemi eufori. Ka mbaruar vetëm njëra ndeshje”, ka shtuar Trashi.

Artikuj të ngjashëm