Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Traore refuzon kontratën e re te Wolverhamptoni

Foto: Reuters

Adam Traore ka vendosur të largohet nga Wolverhamptoni pas interesimit të shumë skuadrave evropiane.

Sulmuesi i krahut ka refuzuar kontratën e re duke u bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një klub tjetër.

Traore pas kësaj situate të krijuar mes tij dhe klubit, ka humbur vendin e titullarit te Wolvesi. Ai në tri ndeshjet e fundit është inkuadruar nga banka rezervë.

Për Traoren interesim të vazhdueshëm kanë shprehur skuadrat si Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi.