Sulmuesi i krahut, Adama Traore, është i vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit, përcjell “El Nacional” të hënën.
Agjenti i Traores, tashmë ka kontaktuar me Realin dhe i ka bërë me dije se klienti i tij është i gatshëm të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit.
Traore do të largohet nga Wolverhamptoni dhe ekipi anglez për ta lënë të lirë po kërkon rreth 20 milionë euro.
25-vjeçari është pjesë e Wolvesit prej vitit 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, Traore ka regjistruar 16 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën angleze.