Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimi i Berishës dëshmon për rritjen e Reimsit

Te klubi francez Reims kanë vlerësuar lartë transferimin e mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha.

Berisha të enjten mbrëma firmosi me Reimsin, ku luan edhe Arbër Zeneli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i përgjithshëm i klubit të Ligue 1, Mathieu Lacour është deklaruar shumë i lumtur për transferimin e Berishës, që deri më tani luajti huazim te Fortuna Duesseldorfi nga Lazio.

“Transferimi i Valon Berishës tregon ambiciet dhe rritjen e ndikimit të Stade de Reims”, ka thënë Lacour.

“Ne jemi shumë të lumtur të mirëpresim këtë lojtar me përvojë, që ka shfaqur interes konstant në projektin tonë. Fakti që ai mund të bashkohet me ekipin pas pak ditëve, është shumë pozitiv për integrimin e shpejtë”, ka shtuar Lacour, që ka vlerësuar paraqitjet e Berishës te Salzburgu.