Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Trajnerja motër” e Sudanit

Gadaref, prill (AFP) - Në Sudan, ku përfaqësuesja e femrave në futboll mbetet një ëndërr e largët, Salma al-Majidi e dinte se mundësia e saj e vetme për të marrë pjesë në sportin që e donte ishte të bëhej trajnere dhe se duhet të punojë me futbollistë.

Majidi, 27-vjeçare, e njohur nga FIFA si femra e parë sudaneze dhe arabe që ka drejtuar një skuadër futbolli të meshkujve në botën arabe, është pioniere në një sport që dominon rajonin, shkruan Koha Ditore.

"Pse futbolli? Pasi është dashuria ime e parë dhe më e madhe", thotë Majidi, e veshur në veshje sportive dhe me një shami të zezë në kokë, ndërsa udhëheq lojtarët e skuadrës Al-Ahly Al-Gadaref në seancën stërvitore në qytetin Gadaref, në lindje të kryeqendrës së Sudanit, Khartoum. "Jam bërë trajnere pasi nuk kishte një mundësi për futboll të femrave në Sudan".

Majidin e thërrasin lojtarët me afeksion "trajnerja motër".

Vajza e një polici të pensionuar, Majidi ishte 16-vjeçare kur ra në dashuri me futbollin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)