Sport

Trajnerit të Baselit i vjen keq për Zeqirin

Andi Zeqiri ka humbur rastin për t’u kthyer në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Sulmuesi i Baselit u ftua, por mbeti jashtë për shkak të lëndimit që e pësoi të dielën derisa po luante ndaj Young Boysit.

Zeqiri u ftua për herë të parë pas një viti, pasi shënoi gjashtë gola në dhjetë ndeshje për Baselin.

Ardhja e Heiko Vogelit në postin e trajnerit të përkohshëm të Baselit ka ngjallur karrierën e sulmuesit 23-vjeçar. “Më vjen shumë keq për të . Ai e meritoi ftesën në përfaqësuese me paraqitje të shkëlqyera në javët e fundit”, ka thënë Vogel. Për shkak të lëndimit, Zvicrës në ndeshjet me Bjellorusinë dhe Izraelin u mungon edhe Xherdan Shaqiri.