PSV-ja ka njoftuar se trajneri Roger Schmidt do të largohet nga PSV-ja në fund të sezonit dhe do të pensionohet nga futbolli.
Drejtori i klubit, John de Jong, ka thënë për faqen e klubit se kanë provuar ta bindin trajnerin e tyre të qëndroj edhe më gjatë, por sipas tij, Schmidt ka qenë i prerë në vendim.
“Ne kemi shfrytëzuar javët e fundit për të pasur biseda të mira. Synimi ynë ishte të vazhdojmë, por ai ka vendosur të tërhiqet në fund të sezonit”, ka thënë Jong.
Gjermani Schmidt është 54-vjeçar, ndërsa pjesë e klubit holandez është prej vitit 2020.
Ai ka punuar edhe te Bayer Leverkuseni nga viti 2014 deri në vitin 2017. Ka qenë edhe te Red Bull Salzburgu dhe disa klube tjera.