Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schmidt merr drejtimin e Benficas prej sezonit të ri

roger Schmidt, sport, futboll

Roger Schmidt prej sezonit të ri do të jetë trajner i skuadrës së Benficas, ka shkruar “A Bola” të mërkurën. Bëhet e ditur se Schmidt është pajtuar me kontratë deri në verën e vitit 2024.

Ai është aktualisht trajner i PSV Eindhovenit, por që në fund të këtij sezoni do të zëvendësohet nga Ruud van Nistelrooy. Schmidt 55-vjeçar është në krye të ekipit nga Holanda prej vitit 2020, ndërsa te Benfica do ta zëvendësojë Nelson Verissimon.

Schmidt më herët ka punuar edhe te Beijing Guoan, Bayer Leverkuseni, Salzburgu e Paderborni.

Artikuj të ngjashëm