Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van Nistelrooy largohet nga posti i trajnerit të PSV-së

van

Ruud van Nistelrooy është larguar nga posti i trajnerit të PSV Eindhovenit një ditë para ndeshjes së fundit të sezonit për shkak të “mospërkrahjes në klub”, shkruhet në komunikatën e klubit holandez.

Van Nistelrooy e fitoi Kupën dhe Superkupën e Holandës pasi mori drejtimin e skuadrës në mars të vitit 2022. PSV-ja ka thënë se kanë nisur bisedimet për të ardhmen e tij në klub të dielën, por 46-vjeçari ka dhënë dorëheqje.

Ndeshjen e fundit të kampionatit PSV-ja e luan në udhëtim te AZ Alkmaari.

PSV-ja ka 10 pikë më pak se lideri Feyenoordi, dhe tri pikë më shumë se vendi i tretë, Ajaxi.

Kjo skuadër duhet ta shmangë disfatën nga AZ Alkmaari në vikend për ta siguruar vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Artikuj të ngjashëm