PSV Eindhoveni mund ta fitojë titullin në kampionatin elitar të Holandës dhe të vendosë rekord.
Do të ishte festa më e hershme në historinë e Eredivisies.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPSV-ja ka 19 pikë më shumë se vendi i dytë, Feyenoordi, kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të sezonit.
Nëse PSV-ja e mposht NEC Nijmegenin të shtunën në shtëpi dhe Feyenoordi humb në shtëpi nga Excelsiori të dielën, klubi nga Eindhoveni do ta fitonte titullin e tretë rresht dhe të 27-tin në total.
Rekordin për titullin më të hershëm të fituar e mban PSV-ja po ashtu. Kishte festuar më 8 prill të vitit 1978. Në atë vit e kishte fituar edhe Kupën e UEFA-s.