Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSV-ja fiton titullin e kampionit në Holandë

PSV Eindhoven

PSV Eindhoveni ka vazhduar dominimin në kampionatin e Holandës në futboll.

PSV-ja e siguroi titullin e kampionit, të tretin rresht, të dielën - pesë xhiro pa përfunduar kampionati. Gara për titull përfundoi pasi Feyenoordi dështoi të fitojë ndaj Volendamit. PSV-ja ka epërsi prej 17 pikëve, që tashmë është e paarritshme.

Për PSV-në është titulli i 27-të i kampionit të Holandës në histori. Më së shumti ka Ajaxi me 36. 

PSV-ja fitoi 4:3 ndaj Utrechtit dhe e priste rezultatin e ndeshjes së Feyenoordit për të nisur festën.