Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Morina vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit e trajnerit Arbnor Morina në pesë duelet e fundit.

Megjithatë, trajnerin e Arbërisë, Morinën, e gëzon fakti që lojtarët që ai i drejton, po angazhohen shumë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë i lumtur për djemtë, se pavarësisht presionit, nuk po dorëzohen dhe po luajnë futboll të mirë. Jam shumë i lumtur për ta sepse mundi po u shpaguhet. Për mua personalisht ka qenë një lojë e mirë, me ritëm të mirë. Gjilani taktikisht dhe teknikisht i ka më të mirë lojtarët se ne, por rezultati për neve është shumë me peshë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Morina.