Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka qenë i dëshpëruar me disfatën e thellë që skuadra e tij e pësoi nga Ballkani 6:2.
Morina ka theksuar se te ekipi që ai drejton, nuk ka shkuar asgjë mirë ndaj suharekasve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë kisha me thënë që nuk e di se çka nuk ka qenë gabim sot. E kemi bërë rreshtimin me lojtarë që kemi pasur, por po shihet se mungesat që po kemi janë shumë të mëdha. Kjo është dekurajuese çka po ndodhë. Ne po planifikojmë diçka tjetër, kurse po luajmë diçka tjetër. Mungesa e stadiumit nuk ka të bëjë. Çdo gjë ka qenë gabim. Asgjë nuk ka shkuar, prej meje e deri te djemtë brenda. Nuk është justifikim që se kemi fushën tonë. Jemi në Superligë dhe duhet me luftu deri në momentin e fundit”, tha Morina.