Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski, nuk ka dyshim në dëshirën e futbollistëve të tij për ta mposhtur Kosovën. Kur e thotë këtë, ai mendon për futbollistët shqiptarë që janë bërë kyç në lojën e Maqedonisë.
Maqedonia dhe Kosova do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës D të Ligës së Kombeve në mars të vitit 2020, nëse nuk kualifikohen në Evropian përmes eliminatoreve të rregullta që nisin pranverën e ardhshme. Ndeshja do të luhej në Maqedoni, shkruan sot Koha Ditore.
Dyshimin për vullnetin e shqiptarëve që të luajnë kundër Kosovës e ka vënë në dyshim gazeta maqedonase "Sport", që jo rrallë shpreh nacionalizëm përmes sportit.
Por Angelovski nuk ka pranuar të lëshohet në këto ujëra. Ai beson te të gjithë lojtarët.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Angelovski: E di se lojtarët do të japin nesër çdo gjë në fushë
-
Te Maqedonia e Veriut besojnë në fitore kundër Kosovës
-
Te Maqedonia e Veriut po ruajnë më të mirën për Kosovën
-
Trajneri i Maqedonisë: Nuk ka kuptim të luajmë pa tifozë, të shtyhet ndeshja!
-
Te Maqedonia e Veriut besojnë se mund ta mposhtin Kosovën