Liverpooli është duke planifikuar të përforcohet me një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit. Lëndimi i Virgil van Dijkut, Joe Gomezit dhe Joel Matipit, ka bërë që drejtuesit e klubit të shpenzojnë në afatin kalimtar të janarit.
Edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ekipi i tij do të lëvizë gjatë këtij muaji. “Ne kemi zgjidhje me skuadrën, por nëse mund të bëjmë diçka në afatin kalimtar mund të shohim, nuk e di. Do të shohim se si janë mundësitë”, u shpreh Klopp.
Së fundi disa lojtarë janë lidhur me një kalim te Liverpooli, si Ozan Kabaku i Schalkes dhe mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Manuel Akanji
Artikuj të ngjashëm