Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli synon ta “blindojë” mbrojtjen

Liverpooli është duke përgatitur kontrata të reja për disa prej futbollistëve kryesorë.

“The Mirror” ka bërë të ditur se është trajneri Jurgen Klopp që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’iu vazhdohet kontrata futbollistëve si Joe Gomez, Virgil Van Dijk dhe Joel Matip.

Gomez dhe Matip kanë kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024, derisa Van Dijk deri në 2025.

Klubi anglez gjithashtu dëshiron t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit Diego Jota.