Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli kërkon të përforcohet

Liverpooli po synon ta përforcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri Jurgen Klopp thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit së paku dy mesfushorë për sezonin e ri.

Në listën e dëshirave të klubit anglez janë katër futbollistë. Nico Barella, Saul Niguez, Renato Sanches dhe Youri Tielemans janë lojtarët të cilët është duke i monitoruar ekipi i Liverpoolit.

Skuadra angleze është e gatshme të shpenzojë rreth 100 milionë euro për të transferuar së paku dy mesfushorë.

Artikuj të ngjashëm