Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Marokut: Jemi Rocky Balboa i Botërorit

Trajneri i Marokut, Walid Regragui e krahasoi përvojën e ekipit maroken në Katar me atë boksierit imagjinar Rocky Balboa në filmin ikonik të Hollywoodit.

Filmi Rocky, i luajtur nga aktori amerikan Sylvester Stallone, tregon historinë e një luftëtari të vogël, që merr një goditje të papritur në peshën e rëndë të boksit, por ngrihet dhe fiton titullin e botës.

“Ne kemi bërë popullin dhe kontinentin tonë kaq të lumtur dhe krenarë. Kur shikoni Rockyn, ju dëshironi të mbështesni Rocky Balboan dh mendoj se ne jemi Rocky i këtij Botërori. Unë mendoj se tani bota është me Marokun. Nuk të kushton asgjë të kesh ëndrra. Vendet evropiane janë mësuar të fitojnë Kupën e Botës”, ka thënë Regragui. Maroku të mërkurën në gjysmëfinale luan me kampionen në fuqi Francës.