Walid Regragui ishte prej njerëzve që i është gëzuar më së shumti suksesit të Marokut.
Përzgjedhësi i marokenëve po vlerësohet si arkitekt i sukseseve të Marokut në Kupën e Botës.
“Kemi luajtur ndaj një Portugalie me ekip madhështor”, ka thënë Regragui për “TF1” të Francës.
“Po shfrytëzojmë gjithçka që kemi. Ne ende kemi lojtarë të lënduar. U kam thënë djemve para ndeshjes se duhet ta shkruajmë historinë për Afrikën. Jam shumë, shumë i lumtur”, është shprehur ai.
Maroku shkaktoi befasi të madhe në çerekfinale të Kupës së Botës. Eliminoi Portugalinë dhe preku gjysmëfinalen për herë të parë në histori.
Artikuj të ngjashëm
-
Regragui: Maroku është gati për historinë e radhës
-
Regragui i dëshpëruar, por lëshon deklaratë të fuqishme
-
Marokenët shikojnë kah e ardhmja pas përfundimit të ëndrrës për titullin e botës
-
Regragui hapi shteg të ri në Kupë të Botës për trajnerët afrikanë
-
Maroku do ta ketë përkrahjen e Afrikës dhe Arabisë në çerekfinale