Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka thënë se ekipi i tij do ta ketë përkrahjen e plotë të të gjithë njerëzve nga Afrika dhe Arabia, pasi synon ta shkruajë historinë në Kupën e Botës.
Maroku mund të jetë ekipi i parë nga Afrika që arrin në gjysmëfinale të Botërorit, nëse arrin ta mposht Portugalinë në çerekfinale.
Dueli mes këtyre dy ekipeve, zhvillohet të shtunën prej orës 16:00.
Maroku, po ashtu në Katar ka edhe përkrahjen e madhe të shteteve islamike dhe pas eliminimit të Spanjës në 1/8 e finales, po synon edhe befasinë e radhës në çerekfinale.
“Ne kemi mbështetjen e plotë të njerëzve nga Afrika dhe Arabia. Kjo është shumë e rëndësishme, por ne luajmë se pari për Marokun. Kemi respekt për Portugalinë, por tashmë jemi mësuar të përballemi me ekipet e forta. Kemi një plan për të shkaktuar befasinë e radhës”, ka thënë Regragui.
Për Marokun, kjo është hera e parë që po luan në çerekfinale të Botërorit prej vitit 1986.
-
Regragui: Maroku është gati për historinë e radhës
-
A mundet Maroku t’i revanshohet Francës për disfatën në “Katari 2022”?
-
Marokenët shikojnë kah e ardhmja pas përfundimit të ëndrrës për titullin e botës
-
Kampionia sfidohet nga përfaqësuesja që befasoi të gjithë
-
Te Maroku kërkojnë më shumë, triumfin në Botëror