Futbollistët e Marokut janë maksimalisht të motivuar përpara ndeshjes gjysmëfinale me Francën që zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Trajneri i Marokut, Walid Gregragui ka thënë se ekipi i tij është plotësisht i gatshëm të përballet me kampionen në fuqi, të cilën po synon ta eliminojë në këtë fazë të turneut.
Regragui nuk kërkon vetëm eliminimin e Francës në gjysmëfinale, por ka zbuluar se synimet e Marokut janë ta fitojë titullin e botës.
“Ne duam ta fitojmë këtë Kupë të Botës. Këto nuk janë vetëm fjalë, pasi në të ardhmen mund të mos e kemi një mundësi të tillë. Do të luajmë me të gjitha forcat tona dhe do ta kërkojmë fitoren e radhës”, është shprehur Regragui.
Po ashtu, ai ka zbuluar se ekipi i tij nuk ka përgatitur asnjë plan të veçantë për Kylian Mbappen, i cili është golashënuesi më i mirë i turneut të Katarit me pesë gola të shënuara.
Ai shtoi se për sulmuesin francez do të kujdeset bashkëlojtari i tij te PSG-ja, Achraf Hakimi.
-
A mundet Maroku t’i revanshohet Francës për disfatën në “Katari 2022”?
-
Deschamps: Maroku ka futbollistë të shkëlqyer
-
Marokenët shikojnë kah e ardhmja pas përfundimit të ëndrrës për titullin e botës
-
Kampionia sfidohet nga përfaqësuesja që befasoi të gjithë
-
Deschamps synon ta thyejë mbrojtjen marokene