Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Interit thotë se fitorja ndaj Milanit është e merituar

Trajneri i Interit është ndarë i kënaqur me tri pikët e marra ndaj Milanit.

Fitorja e pestë radhazi për Interin në Serie A, këtë herë duke mposhtur rivalin e qytetit Milanin, me një gol në minutën e 92-të që u realizua nga Mauro Icardi.

Luciano Spalletti, foli për mediat pas ndeshjes, ku u shpreh i kënaqur me fitoren, pavarësisht se dëshironte që skuadra e tij të kishte fituar më herët.

Trajneri i Interit është i bindur se ka fituar skuadra që e meritonte.

“Do të kishte qenë një fitore perfekte nëse do të kishim shënuar më herët dhe më pas të kishim menaxhuar avantazhin. Por mirë edhe kështu”, ka thënë Spalletti, transmeton kp.

“Ndeshjen e kanë parë të gjithë. Ka fituar skuadra që e meriton, që ka luajtur gjithë ndeshjen në mesfushën e tyre. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë”, shtoi ai.

“Nëse ishit mes atyre që mendonit se Milan luante më mirë, besoj se duhet të ndryshoni mendim, ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë”. “Është një rrezik, kur bën presion të lartë, pasi mund të pësoni gol në kundërsulm, por që ia arritëm ta menaxhonim edhe atë pjesë në mënyrën më perfektë”, ka theksuar Spalletti.

Artikuj të ngjashëm