Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli shpjegon pse Milani meritoi titullin më shumë se Interi

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij e ka merituar të fitoi “Scudetton” pasi ishte më konsistente se Interi. Ai ka lavdëruar lojtarët dhe drejtorët, sidomos Paolo Maldinin dhe Ricky Massaran.

Milani me fitoren 3:0 ndaj Sassuolos, të dielën, siguroi titullin e parë të Italisë pas 11 vjetësh. Për Piolin është titulli i parë i Italisë si trajner.

“Jam i lumtur për lojtarët e mi, për veten, për stafin, klubin, drejtorët dhe tifozët tanë fantastikë. Për të gjithë botën e Milanit që e meriton këtë Scudetto”, ka thënë Pioli për DAZN.

“Ne gjithnjë kemi besuar, qartë se jam i lumtur”.

Pse Milani e ka merituar më shumë se Interi?

Edhe Pioli largohet nga Milani Futboll Pioli largohet nga Milani

“Ishim më konsistent. Nëse arrini te titulli do të thotë se keni pasur vazhdimësi”, ka shtuar Pioli.

“Ne e kemi merituar pasi asnjëherë nuk jemi dorëzuar. I kemi fituar ndeshjet vendimtare. Kam ekip të fortë me dy drejtorë të jashtëzakonshëm. Nëse e arrini këtë nivel nënkupton se të gjithë kanë bërë më të mirën”.