Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi është krenar për Interin

Simone Inzaghi

Simone Inzaghi vlerëson Milanin për triumfin në Scudetto pas një dueli të shkëlqyeshëm gjatë gjithë edicioni me skuadrën e tij, Interin.

Trajneri i Interit ndihet krenar për bilancin e skuadrës së tij, që ka fituar 84 pikë dhe ka ngritur dy trofe. Interi fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë, por nuk ia doli ta mbroj titullin e kampionit në Serie A.

“Ndjenja kryesore është e krenarisë, për mënyrën se si na kanë pritur tifozët sot në stadium dhe për duartrokitjen në fund po ashtu”, ka thënë Inzaghi. “E uroj skuadrën për një stinor të shkëlqyeshëm që do të mund të ishte i jashtëzakonshëm me Scudetto. E uroj Milanin që arriti 86 pikë. Por urime edhe për ne pasi 84 pikë nuk janë për t’u hedhur poshtë. Jam krenar për këtë ekip. Kemi bërë gjëra të mëdha, ashtu si Milani”, ka theksuar Inzaghi.