Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi ka përkrahjen e klubit

Drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar të enjten se në klub janë shumë të kënaqur me trajnerin Simone Inzaghi edhe nëse nuk e fiton titullin e kampionit.

Humbja nga Bologna (2:1) ka bërë që Interi të mbetet në pozitën e dytë në tabelë, me dy pikë më pak se Milani që është lider kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të sezonit. Inzaghi mori drejtimin e Interit para fillimit të këtij edicioni duke e zëvendësuar Antonio Conten që e udhëhoqi ekipin drejt titullit sezonin e shkuar.

“Ne jemi shumë të kënaqur me Inzaghin. Ai po bën një punë shumë të mirë dhe ne si klub e përkrahim edhe nëse nuk e fiton titullin. Brenda një kohe të shkurtër, ai do të jetë në mesin e trajnerëve më të mirë”, ka thënë Marotta. Inzaghi ka kontratë me Interin deri në vitin e ardhshëm.