Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi, 300 ndeshje në Serie A si trajner

Simone Inzaghi do ta ketë ndeshjen e 300-të në Serie A si trajner kur Interi do të ballafaqohet me Genoan të hënën.

“Nerazzurrët” janë rritur shumë nën drejtimin e 47-vjeçarit në tre vjetët e fundit.

Janë në pozitë për ta fituar trofeun e 20-të në Serie A pasi kanë krijuar dallim të madh të pikëve në krye të tabelës.

Interi edhe në Ligën e Kampionëve është shfaqur i rrezikshëm.

Inzaghi është trajneri më i suksesshëm në historinë e elitës italiane të futbollit deri tani pasi ka arritur 178 fitore nga 299 tentime në ligë.

Edhe Inzaghi shihet si zëvendësues i Artetas Futboll Inzaghi shihet si zëvendësues i Artetas

Ka edhe 50 barazime dhe 71 disfata si trajner i Lazios dhe Interit.

Ai ka mesatare prej 1.95 pikëve të fituara për ndeshje, ndërsa ka edhe mesatare të fitoreve prej 60 për qind.