Luciano Spalleti është shprehur i lumtur me fitoren në derbin ndaj Milanit.
Trajneri italian ka lavdëruar lojtarët e tij për paraqitjen ndaj “kuqezinjve”
“I kam përgëzuar të gjithë në dhomat e zhveshjes. Kemi luajtur me vështirësi. Jam i lumtur për fitoren”, deklaroi Spaleti.
Trajneri italian përkundër fitores në derbi nuk e ka ende të sigurt qëndrimin tek Interi, që këtë sezon po lufton për një pozitë që dërgon në Champions League.