Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi i lumtur me shortin

Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shprehur i lumtur me shortin e Championsit. Ai ka thënë se përballjet me Atletico Madridin do të kenë vëmendje të veçantë.

“Do të jetë një përballje fantastike me dy skuadra të nivelit të lartë në dy stadiume të bukura që do të kenë një shikueshmëri të madhe. Jemi të lumtur sepse vazhdojmë të përballojmë ndeshje të tilla të rëndësishme në Evropë. Rivalët kanë luajtur dy finale në dhjetë vjetët e fundit dhe kanë një traditë të madhe në këtë garë. Duam t’u japim një tjetër gëzim tifozëve tanë. Trajneri i Atleticos, Diego Simenone është trajner i madh dhe kam marrëdhënie të shkëlqyera. Kam fituar shumë me të, duke përfshirë një titull me Lazion”, ka thënë Inzaghi.

Interi për herë të fundit e ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2010.

Artikuj të ngjashëm