Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çfarë ka thënë trajneri i Interit para finales

Simone Inzaghi

Pasi arriti në finale të Ligës së Kampionëve për herën e parë qëkur e fitoi trofeun e tretë në histori të klubit në vitin 2010, Interi është kthyer sërish në skenën e madhe.

Dhe synon të triumfojë përballë Manchester Cityt.

Trajneri Simone Inzaghi ka bërë punë të madhe më skuadrën “zikaltër”.

“E dimë se do të takohemi me skuadrën më të fortë në botë për momentin, dhe ne do të ballafaqohemi me më të mirin. Po flasim për një ndeshje futbolli dhe me gjithë respektin, nuk frikësohem nga asgjë. Guardiola është trajneri më i mirë në botë dhe ka lënë shenjë në këtë periudhë. Kemi respekt, por jemi krenar që luajmë në këtë finale. E duam trofeun me gjithë fuqinë tonë”, deklaroi Inzaghi.

Për tifozëritë e të dyja klubeve në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium”, janë ndarë nga 20 mijë bileta.

Artikuj të ngjashëm