Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Spalletti pranon se Spanja e dominoi plotësisht Italinë

spalleti

Luciano Spalletti nuk ka mundur të jetë më i qartë. Nëse lojtarët e Italisë luajnë si ndaj Spanjës, ata nuk do ta mbrojnë titullin e kampionit të Evropës.

Spanja fitoi 1:0 ndaj Italisë të enjten, por e dominoi plotësisht ndeshjen.

“Spanjollët na shkaktuan probleme më shumë se që e tregon rezultati”, ka thënë Spalleti.

Ishte derbi i parë i madh në Euro 2024, por ndeshja u luajt thuajse në një drejtim. Ishte porta e Italisë ajo që u sulmua vazhdimisht.

“Kishte shumë dallim sa i takon mprehtësisë dhe freskisë. Ne nuk ishim asnjëherë në lojë”, ka pranuar selektori italian.

Edhe Spalletti flet për triumf në Evropian Euro 2024 Spalletti flet për triumf në Evropian

Ai ka thënë se të gjithë do të donin të luanin si Spanja, që zhvillon futbollin më të mirë për kohë të gjatë.

Spalletti ka thënë se ndoshta është dashur t’u jap lojtarëve më shumë pushim pas fitores së vështirë ndaj Shqipërisë.